15:10 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Humb shtëpinë, shkak borxhi 8.4 dollarë

Një burrë 83-vjeçar po hedh në gjyq Qeverinë pasi humbi shtëpinë e tij për një borxh të papaguar prej vetëm 8,41 dollarë në taksat e pronës.

Inxhinieri në pension, Uri Rafaeli e bleu shtëpinë 1.500 metra katrorë në Southfield, Michigan, SHBA., në vitin 2011, shkruan Indeksonline.

Pas blerjes së shtëpisë së tij, ai aksidentalisht i kishte mbetur borxh taksës së pronës prej vetëm 8.41 dollarësh.

Coins

Si rezultat, County Oakland pronën e 83-vjeçarit e vendosi në ankand.

Sipas faqes së pasurive të patundshme Zillow, shtëpia shitej për 60.000 dollarë dhe tani vlerësohet në 129.507 dollarë.

83-vjeçari nuk është i vetmi që ka pësuar si rezultat i sistemit të Michiganit; sipas PFL-së, mijëra pronarë të pasurive në Michigan kanë humbur prona të vlefshme për të paguar borxhet, madje edhe ato shumë të vogla./Indeksonline/

Gavel