14:41 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Humbja e peshës: Rrezet e diellit janë çelësi

Megjithë përpjekjet tona më të mira për të mbetur në formë, duket se gjatë sezonit të festave ne shtojmë shumë peshë. Pse ndodhë ajo? Një studim i ri ka një përgjigje të habitshme.

Sa ka ndikim sasia a rrezeve të diellit që në marrim, në humbjen në peshë?

Shumë prej nesh janë të njohur me fenomenin e shtimit të peshës gjatë festave dhe pushimeve. Por ndërsa është e vërtetë që gjatë pushimeve ne jemi më të ekspozuar ndaj ushqimit të shijshëm se pjesa tjetër e vitit, disa studime kanë treguar se në dimër, ne vazhdojmë të marrin ca kile ekstra.

Një studim i ri, nga studiuesit në Universitetin e Alberta në Edmonton, Kanada  zbulon një fajtor i papritur për fitimin e peshës gjatë dimrit është mungesa e dritës së diellit, transmeton indeksonline.

Hulumtuesit, të cilët u drejtuan nga Peter Light, nga Instituti i Diabetit në Alberta, shqyrtuan efektin e dritës së diellit në qelizat e yndyrës nënlëkurore, ose qelizat e bardha të yndyrës që mund të gjenden nën lëkurën tonë dhe erdhën në përfundim se rrezet e diellit luajnë rol të rëndësishëm në përpjekjet tona për të humbur peshë./Indeksonline/