08:41 / E Premte, 23 Korrik 2021 / OSH

Humbja e turistëve të huaj në Llogara, Policia: Pas 14 orësh, i gjetëm shëndoshë e mirë

Ditën e djeshme dy turistë të huaj kishin humbur ndërsa po eksploronin shtigjet e Llogarasë. Pas lëshimit të sinjalit SOS, policia ka nisur kërkimet në rrugë tokësore dhe ajrore. Pas 14 orësh kërkime, ata janë gjetur në një zonë të thellë të Llogarasë, shëndoshë e mirë.

Njoftimi i policisë:

Policia u vjen në ndihmë dy turisteve të huaj, të cilat kishin humbur rrugën në një zonë të thellë në Llogara.