12:48 / E Hënë, 11 Dhjetor 2023 / S Z

Humbja me Fenerbahçen, Beshiktashi përjashton pesë lojtarë

Beshiktashi ka vendosur që të përjashtojë pesë lojtarë nga ekipi i parë pas humbjes nga Fenerbahçes në kuadër të Superligës së Turqisë.

Eric Bailly, Vincent Aboubakar, Jean Onana, Valentin Rosier dhe Rachid Ghezzal janë lojtarët që janë përjashtuar nga gjiganti turk.

Përndryshe, Beshiktashi pësoi humbje me rezultat 1-3 nga Fenerbahçe të shtunën në mbrëmje.

Feneri renditet në vendin e parë në Superligën e Turqisë, me 40 pikë të grumbulluara, me pikë të barabarta me Galatasarayin që është në pozitën e dytë.

Beshiktashi pas humbjes pozicionohet në vendin e pestë me 26 sosh. /Klankosova.