10:51 / E Diele, 17 Shtator 2023 / Gj. Sh

Humbja ndaj Brightonit, Ten Hag thotë se nuk janë në krizë

Manchester United të shtunën është mposhtur në “Old Trafford”, nga skuadra e Brightonit me rezultat 3-1.

“Djajtë e kuq” kanë tre humbje nga pesë ndeshje të zhvilluara deri më tani, duke u renditur në vendin e 13-të, me 6 pikë të grumbulluara, shkruan IndeksOnline.

Tekniku i Manchester United, Erik Ten Hag, pas humbjes nga Brightoni, ka deklaruar se skuadra e tij nuk është në krizë.

“Jo, nuk jemi në krizë, por sigurisht jemi shumë të zhgënjyer. Lojtarët e United duhet të jenë shumë kërkues sepse ky klub është mësuar të fitojë. Sigurisht që ky start i dobët më shqetëson, por futbolli është i lidhur ngushtë me karakterin dhe lojtarët duhet ta tregojnë atë në këtë moment.

Është koha të qëndrojmë të bashkuar dhe të shohim se cili lojtarë do të ngrihet mbi të tjerët për të marrë rolin e liderit. Na duhet karakter, besim dhe shumë vendosmëri”, u shpreh Ten Hag./IndeksOnline/