13:27 / E Diele, 17 Shtator 2023 / Gj. Sh

Humbja ndaj Interit, mblidhet bordi i Milanit

Milan ka pësuar mbrëm debakël nga rivalët lokal, Interi.

Kuqezinjët u mposhtën me rezultat të thellë 5-1, skruan IndeksOnline.

Kjo humbje nuk u ka pëlqyer tifozëve të Milanit, e si duket nuk janë të kënaqur edhe bordi i klubit.

Sipas mediave italiane, bordi rosoner do të jenë sot të pranishëm në qëndrën e stërvitjeve në Milanello.

Aty do të diskutohet humbja ndaj Interit dhe do të flitet për të ardhmen, planet e klubit nga sot deri në pushimet e radhës të kombëtareve./IndeksOnline/