14:59 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018

Humbja nga Maqedonia i kushton ”rëndë” Kosovës

Pas ndeshjeve të para para-eliminatore për Eurobasket 2021, FIBA ka publikuar renditjen e Kombëtareve të basketbollit.

Pas humbjes nga Maqedonia, Kombëtarja e Kosovës ka rënë për një pozitë në ranglistën e shtëpisë më të madhe të basketbollit në botë.

Kosova ka qenë në vendin e 81 nga muaji i kaluar, por tani ka rënë në pozitën e 82-të, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa, nga FIBA Europe Kosova, Kosova është e 37-ta nga 55 vende anëtare.

Maqedonia, pas fitores ndaj Kosovës ka zënë vendin e 40-të në ranglistën botërore.

Rivali i Kosovës në muajin e ardhshëm, Rumania, renditet në vendin e 59-të në botë./IndeksOnline/

Temat: