20:03 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dy humbjet e fundit i kushtojnë rëndë Kosovës në renditjen e FIBA-s

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar rënie masive në ranglistën e FIBA-s.

Së fundmi, ”Dardanët” kanë pësuar dy humbje me radhë në eliminatoret për Eurobasket 2021 nga Rumania dhe Maqedonia.

Kjo ka rezultuar me një rënie prej nëntë pozitash në ranglistën e përgjithshme të shtëpisë më të madhe të basketbollit ndërkombëtar, transmeton IndeksOnline.

Nga pozita e 82-të, Kosova ka rënë tani në pozitën e 91-të, bëhet e ditur në ueb-sajtin e FIBA-s.

Përndryshe, në këtë renditje, kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të ndjekur nga Spanja, Franca dhe Serbia.

Ndërkohë, top-dhjetëshen e plotësojnë Argjentina, Lituania, Sllovenia, Greqia, Kroacia dhe Australia./IndeksOnline/