15:46 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Humbja nga Prishtina, reagon Zekerija Ramadani

Feronikeli ka pësuar humbje zhgënjyese si nikoqir i Prishtinës në ndeshjen e sotme.

Në Drenas, në ”Rexhep Rexhepi”, Feronikeli pësoi humbje nga Prishtina me rezultat, 0-1.

Dhe pas ndeshjes, trajneri, Zekerija Ramadani, ka thënë se skuadra e tij nuk e meritoi humbjen, transmeton IndeksOnline.

“Mendoj se e merituam të paktën një pikë. Por, ky është futbolli. E dinim se kush gabon njëherë, do të realizoj gol dhe mund të fitoj”.

”U munduam që ta shmangim presionin e para ndeshjes, por nuk ia arritëm këtë. I përgëzoj lojtarët për angazhimin e bërë në këtë ndeshje”.

“E uroj Prishtinën për këtë fitore, por kampionati është i gjatë. Më e rëndësishmja është se nuk humbëm ndonjë lojtar. Ne tani po mendojmë për ndeshje e radhës që e kemi gjatë fundjavës me Ferizajn”, tha Ramadani pas ndeshjes./IndeksOnline/