09:48 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Humbja që dhemb (Video/Foto)

Skuadra e famshme gjermane, Hamburger SV ka pësuar një humbje të rëndë kundër Hertha Berlinit në xhiron e 27’të të Bundesligas.

Kjo humbje dhemb shumë për faktin se skuadra e Hamburger rrezikon tej mase të bie nga Bundesliga, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse e nisën mirë takimin me golin e shënuar nga Santos, vendasit u befasuan në pjesën e dytë duke marrë dy gola nga Lazaro dhe Kalou.

Kjo humbje shkaktoi shumë trazira në stadium dhe jashtë saj.

Në fillim, disa tifozë të Hamburger u rrahën mes vete, kurse pasi përfundoi ndeshja jashtë stadiumit u kapen edhe me policinë gjermane.

Policia ndërhyri me shpejtësi duke arrestuar shkelësit e dhunshëm. Për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Pas 27-xhirosh, klubi i Hamburger gjendet në pozitën e 17’të me 18 pikë, shtatë më pak se pozita e 16’të (zona e barazhit) dhe 15’të që mbahen nga Mainz dhe Wolfsburg.

A do të shpëtojë në fund Hamburger, mbetët të shihet pas xhiros së 34’të./IndeksOnline/