13:26 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Humbje miliardëshe tek Daimler

Humbjet prodhuesi i automobilëve “Daimler” i njihte vetëm me të dëgjuar. Por tani ky problem e ka prekur edhe koncernin prestigjioz. Koncerni do t’i bëjë ballë krizës, duke marrë masa kursimesh.

Rënia e blerjeve në mbarë botën dhe problemet e kushtueshme – kryesisht me automjetet me naftë – i kanë sjell humbje në bilanc, në tremujorin e dytë të vitit prodhuesit “Daimler”. Në tremujorin e dytë prodhuesi i automjeteve të kategorisë superiore ka pasur një humbje neto prej 1.2 miliardë eurosh, sikurse komunikoi sipërmarrja të mërkurën (24.07), pas një fitimi me 1.8 miliardë euro në po të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Si arsye koncerni ka përmendur tërheqjen e automjeteve me naftë për shkak të skandalit të emitimeve si dhe për një seri me probleme të airbag-ut. Po ashtu “Daimleri” prej disa kohësh ka nisur të ndjejë rënien në shumë tregje, që është reflektuar në xhiron e koncernit. Kësaj i shtohen edhe vështirësitë e ecurisë me modelet e reja/DW.