Humbje për kampionët, mposhten nga Valencia
Barcelona ka humbur ndeshjen e tyre të fundit të këtij sezoni.
Kampionët e Spanjës, u mposhtën nga Valencia me rezultat 3-1, që u zhvillua në “Mestalla”.
Ndeshja e sotme ishte e fundit për Robert Lewandowskin me fanellën e Barcelonës, i cili e përfundoi atë me gol.
Ndërsa për vendasit ishte Javi Guerra, Luis Rioja dhe Guido Rodriguez ata që shënuan.
Barça, e mbyll kështu sezonin në krye të tabelës me 94 pikë, ndërsa Valencia e 9-ta me 49 të tilla./IndeksOnline/

