22:35 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Humbje turpëruese për Monacon e Henryt, tifozët kërkojnë shpjegime

Debutim i hidhur për Cesc Fabregas me fanellën e Monacos në Ligue 1. I prezantuar vetëm pak ditë më parë nga skuadra e Principatës, që drejtohet nga një emër i madh se Tierry Henry, mesfushori spanjoll u preferua titullar në sfidën e shtëpisë ndaj Strasburgut.

Por nuk ishte e thënë që ky ndeshja e tij e parë me Monacon të shkonte mirë, pasi vendasit humbën thellë 1-5. Gjithçka nisi ters për ekipin e Henry, teksa në minutën e 7-të Naldo u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak. Vetëm 5 minuta më vonë Strasburgu kaloi në avantazh me Ajorque, ndërsa Tomasson shënoi të dytin në të 17-ën për miqtë.

Falcao u duk sikur ndezi një fije shpresë për Monacon me golin e 2-1 në minutën e 22-të, por më pas Strasburgu mori situatën në dorë duke shënuar edhe tre gola të tjerë me autorë Sissoko, sërish Ajorque dhe Fofana. Fabregas madje u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 72-të. Monaco vazhdon të qëndrojë në zonën e rënies në Ligue 1, me 15 pikë në 21 ndeshje.

Skuadra e Henry ka shënuar fetëm 10 gola, teksa ka pësuar 23 të tillë dhe ka arritur të fitojë vetëm nëntë pikë.Pas ndeshjes, futbollistët e Monacos patën një diskutim me tifozët, të cilët dukeshin tejet të frustuar pas këtij dështimi.