10:16 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Humbni 5 herë më shumë peshë duke trajnuar mendjen tuaj

Humbja e peshës kërkon para së gjithash një dietë të duhur që përfshin ushqime të shëndetshme dhe me pak kalori.

Mirëpo, duket se humbja në peshë është tërësisht në mendjen tuaj. Një studim i ri tregon se aplikimi i një teknike të imazhit të thjeshtë të mendjes mund të nxisë ndjeshëm humbjen e peshës, transmeton Indeksonline.

Një teknikë imagjinare mendore është shumë e dobishme për të ndihmuar njerëzit të humbasin peshë. Kohët e fundit, Dr.Linda Solbrig dhe kolegët, nga Universiteti i Plymouth në Mbretërinë e Bashkuar, zhvilluan një studim. Qëllimi kryesor i tij ishte të zbulohej se cilat lloje të ndërhyrjes motivuese do të ishin më efektive në ndihmën për përpjekjet për humbje peshe.

“Shumica e njerëzve pajtohen që për të humbur peshë, duhet të hani më pak dhe të ushtroni më shumë, por në shumë raste, njerëzit thjesht nuk janë të motivuar aq sa ta marrin parasysh këtë këshillë, sado që ata mund të pajtohen me të”, shpjegon Dr.Solbrig./Indeksonline/