12:44 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ja pse aromat e caktuara na sjellin kujtime në mendje

Një studim i ri, i botuar në revistën ‘Nature Communications’, tregon se truri ynë integron aromë me informacionin rreth hapësirës dhe kohës për të formuar kujtime episodike. Gjetjet mund të çojnë në përmirësimin e testeve të Alzheimerit.

Erë apo aroma e caktuar mund të shkaktojë periudha të forta të nostalgjisë, dhe kërkimet e reja na ndihmojnë të kuptojmë pse, transmeton Indeksonline.

Studiuesit thonë se aftësia e jashtëzakonshme që aroma e caktuar të shkaktojë kujtime – i njohur si “efekti Proust” – është për shkak se sa më afër sistemit të përpunimit të nuhatjes, aq më afër qendrës së kujtesës në tru./Indeksonline/