09:13 / E Martë, 21 Maj 2024 / LB

Humolli: Duhet të shkarkohet qeveria

Deputeti Fatmir Humolli ka thënë se kur qeveria të japë llogari, ai do të votojë për shpërndarjen e Kuvendit.

“Duhet të shkarkohet qeveria, sepse komplet problemet që janë shkaktuar në Kosovë janë prej qeverisë”, tha Humolli.

Për Humollin, shpërndarja e kuvendit është në interes të shtetit serb.

“Shpërndarja e kuvendit është interes i Serbisë dhe interes i Perëndimit që për momentin është shumë proserb”, deklaroi Humolli në RTV Dukagjini.