13:55 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Humoristi” që synon të bëhet deputet, del në rrugë për të shpërndarë kartëvizita, s’i ndalet askush!

Derisa të tjerët kanë zgjedhur të mbledhin simpatizantët e tyre në lokale të ndryshme, e të bëjnë fushatë zgjedhore duke takuar derë me derë qytetarët, kandidati për deputet nga radhët e AAK-së ka zgjedhur një mënyrë tjetër.

Jeton Zogiani, i cili njihet si “Drenicaku” për shkak të rolit të tij në serialin komik “O Sa Mirë”, përmes një videoje të publikuar në llogarinë e tij Facebook, ka treguar se kishte dalë në rrugë për të shpërndarë kartëvizitat, por që sipas tij nuk po ndalon askush, përcjellë Indeksonline.

“Dola me i shpernda vizitkartat, po s’o ka nalet kerkush”, ka shkruar ai.

E kjo video e tij ka marrë shumë komente qesharake. Sigurisht duke qenë aktor, Jetoni ka zgjedhur një mënyrë kreative për të “grumbulluar” vota, duke synuar një ulëse në parlament./Indeksonline/