17:07 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

Huntelaar po i bën testet mjekësore te klubi i ri nga Bundesliga

Klaas-Jan Huntelaar po bën kthim të befasishëm në futbollin gjerman.

Sulmuesi veteran holandez gjendet në Gjermani duke kryer testet mjekësore me skuadrën e Schalke 04, shkruan IndeksOnline.

Ashtu siç raporton ‘Sport1’, sulmuesi holandez do të firmos një kontratë një-vjeçare me klubin gjerman. Kurse stërvitjet do t’i filloj qysh ditën e nesërme.

37-vjeçari luajti 7 sezone te Schalke gjatë sezonit 2010-2017 para transferimit në Ajax gjatë vitit 2017.

Kujtojmë që Huntelaar me Schalken fitoi DFB-Pokal gjatë vitit 2010 dhe DFL-Superkupën gjatë vitit 2011./IndeksOnline/