75 Mall Live Search
11:29 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Huqje drejtshkrimore në videon promovuese të Kosovës

Një video promovuese për Kosovën e cila fillimisht u shpërnda nga kryeministri Ramush Haradinaj, e pas tij ministra, ambasadorë e këshilltarë, duket se ka një gabim esencial.

Video sic është thënë përmban përpjekjen për ta treguar fytyrën e vërtetë të Kosovës, duke bërë lutje që të shpërndahet sa më shumë.

Megjithatë, në fund të videos që tregon se ajo është përgatitur nga Ministra e Tregtisë dhe e Industrisë, duket se ka një gabim. Në gjuhën angleze është shkruar “Republc” në vend të “Republic of Kosovo”. /IndeksOnline/

Temat: