13:25 / E Enjte, 22 Gusht 2019

Hurma me qumësht, ilaç që bën mrekulli për shëndetin

Është një ndër mjekimet më të lashta popullore përdorur mijëra vjet më parë për t’u mbrojtur nga sëmundjet, për të mbajtur organizmin e fortë dhe mendjen e mprehtë.

Hurmat e arabisë kanë vlera të larta shëruese, por të kombinuara me qumësht fuqia e tyre në mbrojtje të shëndetit bëhet e jashtëzakonshme.

Më poshtë, do të mësoni një mjekim të thjeshtë në përgatitje, por fantastike dhe mirëbërëse për gjithë trupin dhe si ta përgatisni atë në shtëpi.

Këtë mjekim mund ta përgatisni dhe ta konsumoni çdo ditë duke përfituar maksimalisht vlera ushqyese dhe një organizëm të shëndetshëm gjithashtu, transmeton “Agroweb”.

Përfitimet shëndetësore të mjekimit me hurma arabie dhe qumësht.

Hurmat e arabisë përbajnë disa lloje sheqernash, të cilat nuk kanë nevojë të treten pasi përthithen menjëherë nga gjaku dhe transferohen te muskujt dhe truri, duke ndihmuar ndërkohë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

Të kombinuara me qumësht, ato i japin trupit energji, duke ndihmuar në mirëfunksionimin e të gjitha organeve të trupit.

Sipas studimeve, një gotë qumësht me hurma arabie çdo ditë i dhuron trupit të gjitha vlerat ushqyese si hekur, fosfor, kalium, zink, magnez, vitaminë A,D dhe C dhe mbron organizmin nga ushqimet e dëmshme apo të pa shëndetshme.

Kjo kurë ndihmon në mbajtjen e enëve të gjakut të shëndetshme, sistemit nervor, veshkave, ndihmon konstipacionin, mbron kockat duke parandaluar dobësimin e tyre, forcon sistemin imuntar dhe ndihmon mëlçinë të pastrohet nga toksinat.

Për Aneminë dhe Zemrën

Sipas të dhënave, qumështi dhe hurmat e arabisë ndihmojnë organizmin të luftojë aneminë.

Ky mjekim përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në zhbllokimin e arterieve, duke mbrojtur zemrën.

Hurmat e arabisë bashkë me qumështin shndërrrohen në një agjent të fuqishëm kundër virozave, baktereve dhe infeksioneve, ndërsa ndikojnë në forcimin e muskujve dhe kyçeve gjithashtu.

Forcon shikimin dhe dëgjimin
Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org, konsumimi i qumështit me hurma arabie përmirëson nivelin e shikimit duke forcuar në tërësi shëndetin e syve.

Gjithashtu ky mjekim ndihmon në shëndetin e veshëve, forcon dëgjimin si dhe sistemin nervor në tërësi.

Redukton stresin dhe irritimet dhe dhuron qetësi shpirtërore dhe mendore.

Falë vlerave të larta ushqyese, qumështi me hurma arabie ndihmon edhe në forcimin e dhëmbëve gjithashtu.

Përgatitja e ilaçit më qumësht dhe hurma arabie


Pastrojeni me ujë të rrjedhshëm 7 hurma arabie. Largojeni bërthamën dhe pjesën e tulit ndajeni në dy pjesë.

Kalojini në mikser dhe më pas shtoni një gotë me qumësht. Kalojini sërish në mikser derisa masa të njëtrajtësohet. Më pas hidheni në një gotë dhe pijeni menjëherë.

Mund ta pini çdo ditë herët në mëngjes por edhe gjatë ditës apo në mbrëmje.