75 Mall Live Search
19:38 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Hykmete Bajrami: Mustafa pritet të kthehet shumë shpejt në Kosovë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është mirë me shëndet dhe pritet që të kthehet shumë shpejt në Kosovë. Kështu ka thënë deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është mirë me shëndet dhe pritet që të kthehet shumë. Tani t’iu them të drejtën, mund të jetë kurreshtje e qyterarëve, ne kemi rpeferuar që të mos e bëjmë çështje publike se shëndeti është diçka që është e shenjtë dhe private”, ka thënë Bajrami.

Sipas saj, Mustafa është më mirë, ka progres shumë të madh në shëndetin e tij. “Nuk është se Mustafa është tërhequr dhe ka qenë pasiv, është në kontakt të drejtpërdrejtë me anëtarët e Kryesisë”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë po ashtu se Isa Mustafa edhe gjatë kohës sa është duke qëndruar në Gjermani për shërim ka qenë i informuar për çdo gjë brenda partisë së tij.

Sipas saj, mungesa fizike e kreut të LDK-së nuk ka pasur ndikim negative në këtë parti.