13:33 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Hyn brenda reaktorit të Çernobilit, tronditet nga ato që gjeti

Ylli i Instagramit, Neil Ansell, i njohur si Abandoned Explorer, eksploron vendet e braktisura dhe tash ka vendosur të xhirojë projektin e tij të fundit në Çernobil.

Ndërsa vizitoi mbetjet e termocentralit bërthamor, ai bëri video dhe fotografi të shumta, por gjeti diçka shumë shqetësuese.

Ndër të tjera, Neil hyri në një nga kullat e ujit të përdorura për të ftohur reaktorin, por edhe në reaktorin numër pesë, një nga reaktorët e papërdorur.

Një nga gjërat më të frikshme që gjeti atje ishin kocka të shpërndara në dysheme, dhe midis tyre kishte një maskë gazi, e cila mund të çonte në përfundimin se ishin mbetje njerëzore, por Neil pretendoi se ishin mbetjet e një kafshe, transmeton KosovaPress.

“Nuk e di se cilës kafshë mund t’i përkisnin. Sido që të jetë, ajo kishte kocka të mëdha. Ky është një vend me të vërtetë i çuditshëm për të gjetur një tufë kockash,” tha ai.

Reaktori numër pesë ishte vetëm në ndërtim e sipër në kohën e shpërthimit më 1986, por u braktis pas aksidentit, dhe Neil gjeti gjithashtu një vinç të prishur.