12:28 / E Mërkurë, 18 Gusht 2021 / A. A

Hyrja ishte gratis, por dikush u detyrua të blej bileta për ndeshjen e Superkupës

Në ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës, Prishtina – Llapi hyrja ishte gratis.

Edhe pse nuk pati njoftim zyrtar, Indeksonline mëson se Federata e Futbollit të Kosovës kishte shpërndarë bileta falas dy klubeve për tifozët e tyre.

Rreth 4 mijë shikues ishin të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Por disa minuta para fillimit të ndeshjes, tifozët që kishin mbetur pa bileta u detyruan t’i blejnë ato nga 7-8 euro në tregun e zi.

Lexues të Indeksonline ankohen se kanë parë shitës të biletave rreth stadiumit.

/Indeksonline/