09:37 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Hyrja në parkingjet e QKUK-së e shtrenjtë dhe e pasigurt

Përveç çmimeve të shtrenjta për shfrytëzimin e parkingjeve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), nuk ka hapësira të mjaftueshme dhe siguri për automjete.

Me digjitalizimin e hyrjeve dhe daljeve, në QKUK janë shtuar të hyrat dukshëm.

Kjo Qendër tashmë arrin të inkasojë nga pronarët e automjeteve 1 deri 2 mijë euro brenda ditës, ndërsa për një muaj të hyrat janë mbi 20 mijë euro. Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu për KosovaPress ka mohuar të jenë çmimet e shtrenjta, derisa se ka pranuar se nuk ka hapësira të mjaftueshme për këto shërbime.

Ndërsa, qytetarët janë ankuar për këto çmime.Ai shtoi se Qendra Klinike Universitare e Kosovës, si qendra e vetme e nivelit që ofron shërbime shëndetësore është mbi ngarkuar me numër të madh të veturave, ku janë mbi tre mijë punëtor brenda QKUK, e po ashtu me mbi 2 mijë shtretër me pacientë shtrirë, por edhe familjarë të shumtë të cilët vizitojnë të afërmit e tyre apo për pacient për kontrolle ambolantore gjatë ditës.

Hapësirat brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të mbi ngarkuara dhe shpesh herë kapacitetet aktuale të parkingjeve që janë brenda QKUK-së nuk arrin që t’i mbulojnë të gjitha nevojat që kanë qoftë punëtorët e QKUK apo edhe qytetarët për t’u parkuar.

Fazliu ka thënë se drejtoria e Shërbimit Spitalor të Kosovës ka menduar edhe për zgjerimin e kapaciteteve të parkingjeve.Ndërsa, prapa kamerave disa vozitës janë ankuar për mungesë të vend parkimit dhe çmim të shtrenjtë për këtë shërbim. Po ashtu, disa prej tyre po mendojnë se nuk ka shumë siguri dhe përgjegjësi për veturat e tyre.

Gjithashtu, edhe në vet tiketën e hyrjes shkruan se nuk japin llogari për ndonjë gërvishje apo vjedhje të veturës.

Shërbimet e reja digjitale të vendosura një vit më parë, në tri hyrje dale të QKUK, janë pronë 100 përqind e QKUK dhe menaxhohet nga ky institucion shëndetësor, ndërsa të hyrat dedikohen për shërbime spitalore.