11:36 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / Blerim

Hysaj po largohet nga Napoli, në janar firmos me një tjetër klub

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, do të largohet nga skuadra e Napolit qysh në fillim të afatit kalimtar të janarit.

Mediat italiane thonë se Hysaj nuk do të rinvojë kontratën me Napolin dhe që nga janari ai do të bashkohet me një klub të ri.

Hysaj këtë sezon kishte paraqitje më të rralla dhe tashmë për dy javë ai nuk ishte i gatshëm për napolitanët, pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Edhe pse ende nuk e kanë bërë të ditur klubin e ri të Hysajt, janari do të jetë vendimtar për të.