18:20 / E Shtunë, 16 Tetor 2021 / OSH

Hysaj shkakton penallti, Perisic e kthen në gol

Inter ka kaluar në epërsi kundër Lazios në ndeshjen që ka filluar në ora 18:00.

Golin për mysafirët e ka shënuar kroati Ivan Perisic në minutën e 12, nga penalltia, pasi Elseid Hyaj  e faulloi mesfushorin Barella në zonën e rreptësisë.  

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi e ka filluar ndeshjen nga stoli.