20:03 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Hysajn e çojnë te Roma, shkodrani luan miqësoren me Napolin

Elseid Hysaj është shumë pranë Romës. Të paktën kështu pretendon e përditshmja më e madhe sportive në Itali, “Gazzetta dello Sport”, e cila shkruan klubi kryeqytetas po bën bisedime me presidentin e Napolit De Laurentiis, për të mbyllin sa më parë marrëveshjen.

Kërkesa e kreut të napolitanëve është 20 milionë euro, shifër të cilën Atletico e Madridit pak ditë parë e konsideroi të lartë, duke blerë për rolin e anësorit të djathtë Trippier nga Tottenhami.

Në fakt, në garë me Romën për shërbimet e shkodranit janë edhe “Spurs”, por kryeqytetasit mbeten më afër marrëveshjes.

E ndërsa në media vijojnë raportimet, ndonjëherë kontradiktore, për të ardhmen e Hysajt, 25-vjeçari vijon përgatitjet verore nën urdhrat e Carlo Ancelotti, madje është aktivizuar edhe në takimin miqësor të ditës së sotme me modestët e Feralpi Salò, që përfundoi me fitoren 5-0 të Napolit. /SS/