15:13 / E Enjte, 01 Tetor 2020

Hysni Gucati paraqitet për herë të parë para Gjykatës Speciale

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, është paraqitur për herë të parë në Gjykatën Speciale, raporton IndeksOnline.

Ai është arrestuar pas një aksioni spekalor në qendër të Prishtinë, më 25 shtator në zyrat e OVL-UÇK-së, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

 Për Gucatin  është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.