23:13 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Hyundai prezanton makinën e pazakontë, e duhur për rastet e shpëtimit

Kompania koreano-jugore e makinave, Hyundai, ka zbuluar në panirin e teknologjisë CES 2019 makinën e saj më të re, e quajtur Elevate.

Kjo makinë e pazakontë do të jetë në gjendje të ecë përmes shtojcave të gjata të cilat e lejojnë të lëvizin në një terren jashtëzakonisht të pabesë, shkruan IndeksOnline.

Kompania pretendon se makina është e aftë të ngasë, të ecë dhe madje të ngjitet përmes ndihmës së robotikës.

Elevate do të ketë mundësinë që të ecë me shpejtësi prej 5 kilometra në orë, të ngjitet deri në 1.5 metra lartësi dhe po ashtu të kërcejë deri në 1.5 metra.

Ndryshe ajo përshkruhet si një makinë e dizajnuar për rastet e shpëtimit. Për shembull, në rast të një tërmeti apo cunami, ku një makinë e zakonshme do të mund të lëvizte deri në vendin e ngjarjes dhe pastaj ekipet e shpëtimit do të duhej të bënin punën e tyre në këmbë.