17:17 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Hyundai publikon pjesë të makinës së re SUV, e cila prezantohet javë që vjen

Ky SUV prezantohet në tërësi, gjatë javës që vjen në LA Motor Show

Më 22 nëntor fillon LA Motor Show, ku do të prezantohen model të reja si Ford Mustang, Audi e-tron Sportback dhe Volkswagen ID. Sport Vizzion.

Së bashku me këto makina, do të prezantohet edhe një SUV nga Hyundai, dukja e të cilit është krijuar nga gjuha e re dizajnues e këtij prodhuesi.

Në pamjet e shpërndara, shfaqen disa pjesë të makinës, që duket se janë mjaft të egra, ndërsa silueta në tërësi, e tregon si makinë mjaft të madhe.

Dritat LED janë ato që shihen më së miri, ndërsa pjesët tjera mbesin mister, njëjtë sikurse edhe specifikat tjera të kësaj makine që duket se do jetë shumë e mirë.