09:04 / E Martë, 25 Shkurt 2020

I 25-ti për të 25-ën, Arbër Zeneli ka një datë të rëndësishme sot

Arbër Zeneli feston sot ditëlindjen e tij. Me 25 shkurt 2020, ylli kosovar sot mbushë 25 vjeç. Ditëlindja e kosovarit të famshëm vjen në një javë speciale për të.

Pikërisht këtë javë pritet rikthimi i tij në fushë për skuadrën e Reimsit.

Pas shumë muajsh lëndimi, përballjes së operimit dhe mungesës së shumicën e ndeshjeve të kampionatit, Zeneli pritet të luajë minutat e para në skuadrën e parë të Reimsit.

Sulmuesi kosovar, javën e kaluar ka regjistruar disa minuta lojë në skuadrën e dytë të Reimsit, por që këtë javë ai do të jetë në skuadrën e parë.

Ylli kosovar do të jetë i gatshëm për Kosovën në ndeshjen vendimtare ndaj Maqedonisë së Veriut, që do të luhet në fund të muajit të ardhshëm./Indeksonline/