20:19 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / Blerim

I afërmi i Adnan Januzajt kandidat për deputet, numri në listë është 44-shi i fanellës së futbollistit

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar emrat e kandidatëve për deputetët për zgjedhjet e 14 shkurtit

Kushëriri i afërt i Adnan Januzajt, Valdet Januzaj është në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për deputet.

Valdeti ka zgjedhur numrin 44’të, numër ky që e barte dikur në fanellë ish-lojtari i Manchester Unitedit.

Kujtojmë që tani Januzaj te Real Sociedad e bartë fanellën me numër 8./IndeksOnline/