09:31 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

I akuzuari për vrasjen e 22 personave në El Paso, me deklaratë absurde

I akuzuari nga Teksasi, i cili vrau 22 persona në supermarketin Walmart, dhe që plagosi 26 të tjerë u deklarua i pafajshëm në daljen e parë gjyqësorë të tij.

Patrick Crusius, 21 vjeçar, u akuzua muajin e kaluar, dhe do të pëballet me dënimin me vdekje, nëse dënohet, tha Prokurori i Qarkut të Qarkut El Paso, Jaime Esparza, transmeton Indeksonline.

Crusius hyri në sallën e gjyqit duke ndjekur dy avokatët e tij.

Ai tha se nuk jam fajtor, ndërsa njëri prej avokatëve të tij tha se jemi kundër dënimit me vdekje.

Sigurimi brenda dhe përreth gjykatës ishtë rritur, dhe i kontrollonin të gjithë që hynin në ndërtesë.

Crusius akuzohet se udhëtoi 11 orë në El Paso nga qyteti i tij i lindjes Allen, afër Dallas, më 3 gusht, dhe qëlloi blerësit me një pushkë AK-47 brenda dyqanit Walmart. Shumica e të vrarëve ishin Latinë.

Një deklaratë me katër faqe që besohet të jetë shkruar nga i dyshuari dhe postuar në 8chan, një bord mesazhe online, i përdorur shpesh nga ekstremistët, e quajti sulmin Walmart “një përgjigje ndaj pushtimit hispanik të Teksasit”./Indekosnline/

Image result for el paso shoot