14:12 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

I arrestuari për ngacmim seksual të dy 16- vjeçareve në Vushtrri, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje

Mbrëmë një profesor i Edukatës Fizike në Gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri, është arrestuar pasi ngacmoi seksualisht dy nxënëse 16- vjeçare.

“Më 20 janar, një prind së bashku me një nxënëse të shkollës ‘Eqrem Çabej’ në Vushtrri kanë raportuar në polici se nxënësja është ngacmuar seksualisht nga arsimtari i edukatës fizike, i cili e ka prekur në trup si edhe i ka thënë fjalë ngacmuese. Arsimtari është arrestuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, kanë thënë nga policia për Reporterin.

Mësohet se profesori i arrestuar është Hyseni Ademi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin e Vushtrrisë.

Nga burime policore në Mitrovicë, Reporteri.net, ka mësuar se e mitura në polici ishte paraqitur bashkë me prindin e saj, ku kishte deklaruar se derisa ndodhej në korridorin e shkollës ishte prekur në gjoks, por edhe në shpinë nga profesori. Për më tepër ajo kishte deklaruar se ky nuk ishte rasti i parë i ngacmimit, pasi edhe më parë e kishte ngacmuar me fjalë.

Ndërkohë, gazeta ka biseduar edhe me disa nxënës të tjerë, të cilët në kushte anonimiteti e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Ndryshe, fenomeni i ngacmimit seksual në shkolla është mjaft shqetësues në Kosovë. Sidomos pas publikimit të një rasti në Drenas, ku nxënësja u bë viktimë e mësuesit e pastaj dhe policit, bëri që shumë raste të tjera të zbulohen.

I arrestuari për ngacmim seksual të dy 16 vjeçareve në Vushtrria, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje