23:08 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

“I bëjmë thirrje mësimdhënësve që pas vendimit të Haradinajt, t’i rikthehen procesit mësimor”

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi u ka bërë thirrje të gjithë mësimdhënësve që pas ofertës së kryeministrit Ramush Haradinaj në drejtim të SBASHK-ut, për rritje të pagave të rifillojë procesi mësimor.

Latifi ka thënë se mësimi duhet të rifillojë në mënyrë që nxënësit të mos humbasin orët e mësimit dhe të mos humbasin asnjë sekondë të vlefshëm, transmeton Indeksonline.

Tutje Latifi ka shtuar se janë në koordinim të plotë me DKA-në dhe me drejtorët e shkollave, të cilët janë të gatshëm që procesi mësimor të rifillojë nesër sipas orarit të mësimit.

Postimi i plotë:

Qeveria Haradinaj ka reflektuar në kërkesat e grevistëve dhe kryeministri ka njoftuar se do të ketë rritje të pagave për mësimdhënësit.

Komuna e Rahovecit i bën thirrje të gjithë mësimdhënësve që pas këtij vendimi, nga nesër t’i rikthehen procesit mësimor me qëllim që nxënësit të mos humbasin orët e mësimit dhe të mos humbasim asnjë sekondë të vlefshme për fëmijët dhe rrjedhimisht të ardhmen tonë!

Jemi në koordinim të plotë me DKA-në dhe me drejtorët e shkollave, të cilët janë të gatshëm që procesi mësimor të rifillojë nesër sipas orarit të rregullt.