09:48 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

I dashuri bos kokaine, ja çfarë shkruajnë mediat italiane për Viola Spiron

Ditën e djeshme policia italiane vuri në pranga të dashurin trafikant droge, të Viola Spiros.

Mediat italiane shkruajnë mbi bukuroshen shqiptare dhe romancën me Valentin Selaj, i njohur si një nga bosët e drogës dhe prostitucionit.

Por sipas mediave italiane, bukuroshja shqiptare nuk kishte asnjë faj, ajo ishte thjesht e përzgjedhur nga “boss-i” i drogës.

Shkrimi në median italiane:

Viola është një nga femrat e famshme dhe të dëshiruara në Shqipëri.

Një vajzë kopertinash, televizioni, modele, me pak fjalë mbretëreshë e botës së modës, që ishte mësuar me jetë të bukur dhe nuk kishte kuptuar se i dashuri i saj shqiptar ishte një nga 6 personat në kërkim të të cilit ishte vënë gjysma e policisë europiane.

Një grua perfektë, me gjithë ato para që e rrethonin, kush mund ta mendonte se pikërisisht i dashuri i saj ishte në të vërtetë bosi i drogës me interesa në gjysmën e Evropës?

Gjithmonë e ndjekur nga paparacët, gjithnjë nëpër televizione, e ëndërruar nga meshkujt dhe jo vetëm, ka xhiruar botën për shërbime fotografike.

Ajo nuk ka të bëjë asgjë me operacionin e fundit të policisë , por ditën tjetër pas operacionit dhe arrestimit të të dashurit, ka postuar në rrjetin social dy foto të trishtuara. Buzëqeshja e saj është zhdukur.