09:49 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

I dehur shtrëngon kolegen rreth qafës deri sa mbet pa ndjenja

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në një vend në Amerikë, gjatë një feste para Krishtlindjeve.

Menaxherja e një lokali mbytet nga kolegu i saj, të cilit ajo iu afrohet pasi ai zgjat duar për të përqafuar.

Mirëpo, përmes videos së sigurisë të vendosur brenda në lokal shihet teksa kolegu i saj i cili ishte i dehur e rrëmben atë me duar rreth qafës dhe e shtrëngon aq shumë sa ia zë frymën.

Rreth tyre ka disa të pranishëm mirëpo askush nuk e sheh atë me kohë për ta parandaluar.

Më pas shihen teksa i japin ndihmë.

Megjithëse ajo ka arritur të shpëtoi, ajo ka pësuar një paralizë serioze të fytyrë, që mjekët kanë paralajmëruar se ajo nuk do të jetë më në gjendje as të qesh ndonjëherë, pasi ajo ka vuajtur ng mungesa e oksigjenit ose dëmtimit të nervave.

Mirëpo, përkundër ankesave dhe dëshmive kolegu i saj ishte liruar nga Gjykata ndërsa ende vazhdon të punoj në atë lokal.

Për dallim nga vajza e cila është pushuar nga pronarët e lokalit./Indeksonline/

Temat: