09:54 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

I deponon 800€ të falsifikuara në bankë, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet se ka deponuar 800 euro fals në një bankë në sheshin “Skënderbeu”.

“Ankuesja femër K-Shqiptare , arkëtare në një bankë ka raportuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka deponuar një shumë parash 4×200 euro që dyshohet të jenë të falsifikuar.  I dyshuari është arrestuar, monedhat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor. /Indeksonline/