18:34 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / V R

I dha fund lidhjes, aktorja turke nis romancën me aktorin 9 vite më të ri

Aktorja e famshme turke, Tuba Buyukustun, ka gjetur dashurinë e saj më të re, sipas mediave turke. Thuhet se aktorja ka nisur një romancë me kolegun e saj, Ekin Mert Daymaz, të cilin e ka njohur nga disa miq të përbashkët.

Sipas “Haberler”, aktorja bukuroshe prej një muaji po frekuentohet me Daymaz, i cili është 9 vjet më i ri se ajo.

Mediat raportojnë se aktorja është kujdesur ta mbajë larg vëmendjes mediatike lidhjen e saj, por paparacët e kanë kapur çiftin së bashku në Bagdat Caddesi, një zonë periferike e Stambollit. Madje ata të dy nuk e ndjekin në rrjete sociale njëri-tjetrin, që njerëzve të mos ju lindin dyshime.


Në muajin korrik Tuba i dha fund marrëdhënies së saj me producentin Umut Evirgen. Ndërsa Daymaz, që thuhet se është i dashuri i saj i ri, ka pasur histori dashurie me Hande Erçel, Eliz Sakuçoglu, Melisa Döngel dhe Simay Barlas.