16:19 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

I diplomuar në gjimnastikë artistike nuk gjen punë në profesion, bëhet shofer personal i Aro Muriçit

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muriç është duke qëndruar në Prishtinë, ku po shijon ditët e pushimit që ka marrë nga skuadra e tij Manchester City.

Gjatë paraditës të së hënës, është parë duke shetitur në këmbë nëpër rrugët e kryeqytetit, shkruan Indeksonline.

Ndërsa pasdite, ai ka angazhuar një shofer personal. Ky është Shemsi Beqiri që ka kryer fakultetin e gjimnastikës, i cili nuk po gjen punë në profesionin e tij dhe është detyruar të bëj një punë tjetër.

Në profilin e tij në facebook ai ka njoftuar për punën sezonale.

“Mbasi qe nuk po kemi hapsira te punesohemi ne profesionin, aty ku kemi studiuar dhe aty ku e meritojm .. bile thash tpunoj kete sezon verore, si shofer personal i Portjerit nder me te mirt ne Botë, portjerit te Machester Cityt dhe Kosoves . (Aron Muric ) Arjanit Muriqit” shkruan Beqiri.