21:27 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / Gj. Sh

I duhen vetëm 17 minuta, Cancelo me asistim fantastik në ndeshjen e parë me Bayernin (VIDEO)

Joao Cancelo ka debutuar me një asistim fantastik te Bayern Munchen.

Portugezit iu deshën vetëm 17 minuta, për të bërë asistin e parë në klubin e ri, transmeton IndeksOnline.

Bayern është në epërsi 2-0 në udhëtim te skuadra e mainzit.

Cancelo iu bashkua gjigantëve gjermanë në formë huazimi nga Manchester City deri në fund të sezonit.

Një ditë pasi përfundoi lëvizjen e tij në skuadrën e Bundesligës, atij iu dha fillimi i tij i parë në ndeshjen e tyre të Kupës DFB-Pokal kundër Mainz të mërkurën dhe asistoi te goli i parë i shënuar nga Choupo-Moting./IndeksOnline/