75 Mall Live Search
10:24 / E Enjte, 04 Qershor 2026 / KV

I dyshuari ikën sapo sheh policinë, sekuestrohet drogë e para në Ferizaj

Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë gjatë një aksioni të zhvilluar në Ferizaj.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 3 qershor 2026, rreth orës 20:00, kur njësitë policore kanë identifikuar një person të dyshuar për shitblerje të narkotikëve.

Megjithatë, sapo ka vërejtur praninë e policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, është larguar me shpejtësi me veturë në drejtim të panjohur.

Gjatë veprimeve hetimore, në afërsi të vendit të ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar 188.9 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me vlerë të përafërt rreth 2 mijë euro.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ndodhet në kërkim, ndërsa lidhur me rastin po zhvillohen hetime intensive për zbardhjen e plotë të rastit dhe arrestimin e tij./IndeksOnline/