16:07 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / k.v

I dyshuari për vrasjen e 17-vjeçarit ende në arrati

Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarin për vrasjen e 17-vjeçarit me inicialet Sh.P., në Prishtinë.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se ndonëse i dyshuari është i njohur tani për Policinë, ai ende ndodhet në arrati.

Vrasja e të riut ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:00, në rrugën “Gustav Majer”, transmeton Indeksonline.

Viktima me lëndime trupore ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe ka humbur jetën./Indeksonline/