I dyshuari që shtiu në darkën e Trumpit del sot para gjykatës
I dyshuari për të shtënat me armë në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington do të dalë sot para gjykatës.
Personi i identifikuar është 31-vjeçari Cole Tomas Allen, nga Torrance, Kaliforni.
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, tha se gjetjet “paraprake” sugjerojnë se i dyshuari kishte në shënjestër anëtarë të administratës Trump – dhe se vetë Trumpi ishte një objektiv “i mundshëm”.
Më pak se një orë pas incidentit, Trump tha në një postim në Truth Social tregoi se i dyshuari është arrestuar dhe më pas postoi foton e tij, raporton BBC-i.

