17:24 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

I fejuari i Paris Hilton: Ajo është një nga vajzat më të menqura që kam takuar ndonjëherë

Chris Zylka po shpreh dashuri dhe admirim për bashkëshorten e tij të ardhshme, Paris Hilton.

“Unë mendoj se ajo është një nga gratë më intelektuale që kam takuar ndonjëherë, nga ajo marr këshilla në çdo aspekt”, tha Zylka, 32 vjeç, gjatë një interviste në iHeartRadio Music Awards që u mbajt mbrëmë në Kaliforni, shkruan Page Six.

“Unë mendoj se pyetja më e mirë është se çfarë ka që nuk ju pëlqen tek ajo dhe nuk ka asgjë.”

Çifti, i cili u fejua në dhjetor, parakaluan në qilimin e kuq së bashku, teksa shfaqeshin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, transmeton Indeksonline.

“Unë kurrë nuk jam ndier më i lumtur në jetën time dhe ndjehem sikur unë jam me ngjyra të ndezura dhe vetëm ndjehem, nuk e di, ashtu si një grua, ashtu si një e rritur”, shtoi Hilton. “Ndihem sikur jeta ime po fillon sapo të fillojë”, përfundoi Paris.

Sa për dasmën e tyre të ardhshme, Hilton zbuloi se planifikonte jo më pak se tre dasma./Indeksonline/