07:43 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

I fiksuar pas jetës luksoze, Kurtin e vranë duke u kthyer për në shtëpi

Jurgen Kurti, 26-vjeçari që u bë i njohur për vrasjen e babait të tij është vrarë mbrëmjen e kaluar.

Ai është vrarë teksa ka qenë duke u kthyer për në shtëpi. Sipas Policisë kanë qenë të paktën dy persona që kanë kryer vrasjen ndërkohë që ka disa pista dyshimesh.

Jurgen Kurti u shpall i pafajshëm për babin e tij, teksa përgjegjësia për krimin i ra dajës së tij.

Mirëpo, 1 vit pas ngjarjes tragjike që i mori jetën babait të tij, ai u arrestua sërish për vrasje.

Ai u arrestua për tu lënë sërish i lirë së bashku me vjehrrin e tij, Konstadin Ekonomi dhe vëllanë e tij, Kujtim Ekonomi për vrasjen për motive pronësie në Durrës.

Dikur menaxher i vip-ave, sot Jurgen Kurti ka gjetur vdekjen.

Ajo për të cilën Jugen Kurti njihet në Tiranë është për jetën e

tij luksoze, pushimet përrallorë, netët nëpër clube dhe makinat e shtrenjta.