I fishkëlleu shefit të kabinetit, ndalohet për 48 orë politikani serb Arsenijeviq
Politikani serb Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për veprën penale ngacmim.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani, ka thënë për Indeksonline se Arsenijeviq me urdhër të të Prokurorit është intervistuar dhe më pas është ndaluar për 48 orë. Elshani tha se Arsenijeviq e ka ngacmuar shefin e kabinetit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Visar Sylën, të cilit i ka fishkëllyer.
“Me urëdhër të prokurorit është bërë intervistimi i Aleksandar Arsenijoviqit dhe se pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje 48 orë për veprën ngacmim”, ka thënë Elshani.