I zhdukur nga mëngjesi i djeshëm, familja ende në ankth për Xhafer Raqin
Xhafer Raqi, 78-vjeçar me banim në Bregun e Diellit, është zhdukur dhe që nga mëngjesi i djeshëm familja nuk ka informacione mbi vendndodhjen e tij.
Raqi vuan nga demenca dhe është zhdukur në orën 08:00.
Familjarët kanë bërë thirrje që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të lajmërojnë në numrin +383 44 737 900.
Ata poashtu kanë bërë të ditur se rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës./Indeksonline/


