21:33 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

I fitoi të gjitha betejat, por dorëzohet para Anitës! Haradinaj romantik për Shën Valentin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj jashtë skenës politike, shpesh ka treguar është i kujdesshëm dhe romantik kur bëhet fjalë tek datat e veçanta, veçmas që kanë të bëjnë me bashkëshorten e tij, Anitën.

Ai me rastin e Shën Valentinit që shënohet nesër, i ka dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila Anitës, e cila ka ndarë këtë moment romantik dhe dashurie edhe me ndjekësit e saj në llogarinë Instagram, përcjellë Indeksonline.

Me nga një gotë verë, të lumtur nga shtëpia e tyre, shihet çifti të cilët përherë përcjellin dashuri dhe mesazhe pozitive./Indeksonline/