12:20 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / AR

I fshiu mesazhet, moderatorja shqiptare i dërgon mesazh Eros Grezdës: Frikacak, bëhu burrë

Erjola Doci, është moderatorja që shpesh ka bërë deklarata lidhur me futbollistin shqiptar, Eros Grezda.

Sot, teksa ajo bënte njërën nga lojërat në “E diel”, ajo kishte një detyrë pikërisht për futbollistin.

Moderatorja e emisionit i dha për detyrë Erjolës të i tregonte mesazhet që futbollisti i shkruante asaj, ku sipas saj ai kishte shkruar gjithmonë gjatë natës.

Sipas Erjolës, ai i ka shkruar dhe më pas e ka fshirë mesazhin, gjë për të cilën ajo e quan “frikacak” dhe i dërgon një mesazh që të bëhej burrë.

“E di si është puna, rezultoi frikacak. Unë isha zgjuar, po i shikoja dhe nuk ia hapa 3-4 orë mesazhin. Dhe i bëri “unsend”. Po, bëhu burrë, bëhu burrë.”, tha ajo.